Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL promovon Strategjinë për Vetëqeverise Lokale në regjionin e Mitrovicës

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë, ka vazhduar sot në Komunën e Mitrovicës dhe regjionet përreth, promovimin e Strategjisë për Vetëqeverisjen Lokale 2016 – 2026, dhe ka vazhduar diskutimet me të gjithë akterët relevantë nga niveli qendror, lokal, përfaqësues nga shoqëria civile, bizneset, mediet dhe grupet tjera të interesit.

18 prill 2016

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë, ka vazhduar sot në Komunën e Mitrovicës dhe regjionet përreth, promovimin e Strategjisë për Vetëqeverisjen Lokale 2016 – 2026, dhe ka vazhduar diskutimet me të gjithë akterët relevantë nga niveli qendror, lokal, përfaqësues nga shoqëria civile, bizneset, mediet dhe grupet tjera të interesit.

Gjatë prezantimit të Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale, u.d. e Sekretares së Përgjithshme në MAPL, znj. Rozafa Ukimeraj tha  se qëllimi kryesor i strategjisë dhjetëvjeçare është që të rritet autonomia lokale dhe të forcohet aftësia e Komunave, që nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të qytetarëve dhe përfaqësimit demokratik, të ofrohen shërbime me kosto efektive për të rritur cilësinë e jetës, sigurinë dhe ekonominë lokale.

Znj. Ukimeraj tha se baza kryesore e Strategjisë për Vetëqeverise Lokale, është e ndërtuar mbi pesë objektiva që MAPL synon ti realizoj bashkë me institucionet tjera gjatë dhjetë vjetëve të ardhme që përfshijnë: rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike dhe sociale të komunave për të siguruar që politikat zhvillimore dhe financiare të ndikojnë në zhvillimin ekonomik lokal, krijimin e një kornize për qeverisje të mirë për të siguruar përfaqësimin demokratik të qytetarëve dhe administratë efikase komunale, forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale të organeve të vetëqeverisjes lokale, forcimin  e partneriteteve ndërmjet pushtetit lokal, shoqërisë civile dhe bizneseve për të krijuar një  qytetari aktive, gjithëpërfshirëse dhe kohezive promovimin e vlerave të trashëgimisë dhe diversitetit kulturor, natyror dhe social me qëllim të  afirmimit dhe zhvillimit social, ekonomik dhe kulturor në komuna.

Drejtori i Departamentit Ligjor në MAPL, z. Agron Maxhuni tha se përmes miratimit të Strategjisë për Vetëqeverisjes Lokale, është synuar që sistemi ekzistues i vetëqeverisjes lokale dhe marrëdhëniet ndërmjet qeverisë qendrore dhe lokale të transformohen në shërbim të funksionimit integral të strukturës sonë shtetërore,  konform standardeve të  vendosura përballë procesit të integrimet Evropian.

Gjatë diskutimeve për Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale,  Kryetari i Komunë së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri tha se Strategjia është një dokument rëndësishëm për zhvillimin e komunave ndërsa u zotua se do të punojë ngushtë me të gjithë akterët për zbatimin e Strategjisë në të mirë të qytetarëve.

Drejtori i Departamentit për Demokratizim në OSBE, z. Christopher Touch tha se OSBE do të vazhdojë të punojë ngushtë me MAPL-në në realizmin e objektivave të Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale, për të ndërtuar sistem sa më të mirë të qeverisjes.

Ndërsa lidhur me rëndësinë e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale, folën edhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, nga  Komisioni Evropian, dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve rinore nga Mitrovica dhe  komunat e regjionit të Mitrovicës.

Në kuadër të planit të promovimit të Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale, diskutimet me komunat dhe grupet tjera  do të vazhdojnë në regjionet që përfshijnë komunën e Pejës, Gjilanit dhe Prishtinës.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors