"Ju rikonfirmoj angazhimin e MAPL –së në rrugën tonë të përbashkët drejt avancimit të qeverisjes lokale dhe ju siguroj gjithë mbështetjen,… Prishtinë, 27 mars 2011
"Ju rikonfirmoj angazhimin e MAPL –së në rrugën tonë të përbashkët drejt avancimit të qeverisjes lokale dhe ju siguroj gjithë mbështetjen, institucionale, profesionale dhe financiare të dikasterit qeveritar që unë drejtoj” tha Zëvendëskryeministri Petrovic me rastin e prezantimit të raportit të komunave
Në kuadër të monitorimit të komunave të Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, publikoi Raportin e Monitorimit të Komunave të Republikës së Kosovës, për vitin 2010 në kontekst të zbatimit të legjislacionit nga fusha e qeverisjes lokale.
Gjatë fjalimit të tij, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushteti Lokal z. Slobodan Petrovic tha se sipas raportit të monitorimit, duhet nënvizuar progresin që paraqitën komunat në njërën anë, por në këtë proces, ishin evidente edhe problemet dhe sfidat. Megjithëse janë miratuar akte me rëndësi për komunat, sërish mbetet sfidë respektimi i plotë i kornizës ligjore në fuqi, ndërsa, limitet buxhetore, shpeshherë vështirësojnë realizimin efikas të shërbimeve për qytetarët.
"Jemi shumë të vetëdijshëm për problemet që sot përballen Komunat, por në anën tjetër jemi shumë këmbëngulës që ato t’i ndihmojmë të tejkalojnë çdo sfidë, në mënyrë që të ndërtojmë një qeverisje lokale të qëndrueshme me një administratë lokale efikase dhe jo burokratike” tha Zëvendëskryeministri i Kosovës, z. Slobodan Petrovic.
Zëvendëskryeministri Petrovic tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, sipas mandatit që ka, në vazhdimësi mbështetë dhe mbikëqyrë aktivitetet e Komunave dhe në këtë drejtim të përmbushjes së misionit të saj që të avancojë qeverisjen lokale, për të siguruar shërbime efikase dhe sa më afër qytetarëve.
"Forcimi i strukturave të qeverisjes lokale me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më afër qytetarëve mbetet objektivi kryesorë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal” tha Zëvendëskryeministri Petrovic .
Duke ju referuar progresit dhe sfidave në komuna, Zëvendëskryeministri Petrovic, tha se viti që kaloi ishte vit i rëndësishëm për komunat me ç’rast u konsoliduar organet e tyre të dala nga vota e lirë e qytetarëve, të cilat organe pastaj me përgjegjësi të plotë morën obligimet që dolën nga procesi i bartjes së kompetencave dhe reformës së pushtetit lokal.
"Në vitin që shkoi një numër të limituar të rasteve ishte evident edhe ndërhyrja e gjykatës kushtetuese dhe komunat morën veprimet në drejtim të zbatimit të ligjit dhe angazhimi për zbatimin e këtyre obligimeve, i kontribuoi në masë të madhe ngritjes së vetëdije institucionale për zbatimin e ligjit në komuna” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.
Duke ju referuar bashkëpunimit mes MAPL-së dhe komunave Zëvendëskryeministri Petrovic tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka krijuar një lidhje të ngushtë me komunat dhe se do të kujdeset se ky bashkëpunim të avancohet edhe më tutje.
"Ju rikonfirmoj angazhimin e MAPL –së në rrugën tonë të përbashkët drejt avancimit të qeverisjes lokale dhe ju siguroj gjithë mbështetjen, institucionale, profesionale dhe financiare të dikasterit qeveritar që unë drejtoj” tha Zëvendëskryeministri Petrovic me rastin e prezantimit të raportit të komunave.
Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, z. Bajrush Xhemajli, tha se përkushtimi i komunave për t’u ofruar shërbime më të mira ndaj qytetarët është duke u përmirësuar çdo ditë dhe se transparenca e komunave në vendimmarrje është në nivelin e kënaqshëm
“Komunat janë të zotuara se do të bëjnë çmos që transparenca ndaj qytetarit do të përmirësohet çdo ditë” tha z. Bajrush Xhemajli.
Në ceremoninë e publikimit të Raportit të Monitorimit të Komunave morën pjesë edhe kryetarët e komunave dhe përfaqësues nga shoqëria civile.