Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL publikon dokumentin: Analizë mbi investimet kapitale në komunat e Republikës së Kosovës

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe programi i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT), organizojnë Konferencën “Analizë mbi investimet kapitale në komunat e Republikës së Kosovës” me ç ‘rast u prezantua dokumenti  lidhur me Analizën mbi investimet kapitale në komunat e Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2015.

13 dhjetor 2016, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe programi i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT), organizojnë Konferencën “Analizë mbi investimet kapitale në komunat e Republikës së Kosovës” me ç ‘rast u prezantua dokumenti  lidhur me Analizën  mbi investimet kapitale në komunat e Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2015.

Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Rozafa Ukimeraj tha se dokumenti paraqet trendet e planifikimit dhe realizimit të investimeve kapitale në Komunat e Republikës së Kosovës për periudhën 5 vjeçare 2011-2015.  Dokumenti analitik, do t’i shërbejë komunave për planifikimet e ardhshme duke analizuar performancën e realizimit të investimeve kapitale për 5 vjet. Dokumenti jep informata për qytetarët dhe publikun lidhur me shpenzimet e parasë publike të dedikuara për qëllimet e realizimit të projekteve kapitale dhe njëkohësisht ka për qëllim rritjen e transparencës lidhur me realizimin e investimeve publike sipas sektorëve dhe sipas komunave.

Për rëndësinë e dokumentit ”Analizë mbi investimet kapitale në komunat e Republikës së Kosovës” foli edhe znj.  Amy Denkenberger, drejtoreshë e programit USAID AKT, z. Sazan Ibrahimi nga  Asociacioni i  Komunave të Kosovës, z. Berat Thaqi nga Instituti GAP dhe përfaqësues nga Ministria e Financave.

Besim Kamberaj, Drejtor i Departamentit Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal, prezantoi informatat për trendet  e investimeve kapitale në Komuna tha se realizimi i investimeve kapitale shikuar sipas viteve kryesisht tregojnë ulje sidomos realizmi i investimeve nga grandi i qeverisë (buxheti), ku mesatarja për periudhën 2011-2015 është -6.0%, nga të hyrat vetanake janë realizuar mesatarisht  me një rritje prej 4.6% ndërsa, nga të hyrat vetanake të bartura një rritje  prej 27.9%. Gjithashtu u prezantua se realizimi i investimeve për periudhën 2011-2015 krahasuar me buxhetimin mesatarisht është 78%, në kuadër të saj investimet nga grandi i qeverisë janë realizuar në nivel të mirë mesatarisht prej 94% ndërsa, realizmi nga të hyrat vetanake është 50%, dhe nga të hyrat vetanake të bartura ende  është më i lartë prej mesatares prej 71%.

Në fund të konferencës u vlerësua se komunat në bashkëpunim me nivelin qëndror të shikojnë mundësinë e financimit të mirëmbajtjes së investimeve kapitale që është shumë e nevojshme pasi që investimet e bëra vite me herët mund të kthehen në gjendjen fillestare.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors