Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe programi i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT), organizojnë Konferencën “Analizë mbi investimet kapitale në komunat e Republikës së Kosovës” me ç ‘rast u prezantua dokumenti lidhur me Analizën mbi investimet kapitale në komunat e Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2015.
13 dhjetor 2016, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe programi i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT), organizojnë Konferencën “Analizë mbi investimet kapitale në komunat e Republikës së Kosovës” me ç ‘rast u prezantua dokumenti lidhur me Analizën mbi investimet kapitale në komunat e Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2015.
Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Rozafa Ukimeraj tha se dokumenti paraqet trendet e planifikimit dhe realizimit të investimeve kapitale në Komunat e Republikës së Kosovës për periudhën 5 vjeçare 2011-2015. Dokumenti analitik, do t’i shërbejë komunave për planifikimet e ardhshme duke analizuar performancën e realizimit të investimeve kapitale për 5 vjet. Dokumenti jep informata për qytetarët dhe publikun lidhur me shpenzimet e parasë publike të dedikuara për qëllimet e realizimit të projekteve kapitale dhe njëkohësisht ka për qëllim rritjen e transparencës lidhur me realizimin e investimeve publike sipas sektorëve dhe sipas komunave.
Për rëndësinë e dokumentit ”Analizë mbi investimet kapitale në komunat e Republikës së Kosovës” foli edhe znj. Amy Denkenberger, drejtoreshë e programit USAID AKT, z. Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, z. Berat Thaqi nga Instituti GAP dhe përfaqësues nga Ministria e Financave.
Besim Kamberaj, Drejtor i Departamentit Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal, prezantoi informatat për trendet e investimeve kapitale në Komuna tha se realizimi i investimeve kapitale shikuar sipas viteve kryesisht tregojnë ulje sidomos realizmi i investimeve nga grandi i qeverisë (buxheti), ku mesatarja për periudhën 2011-2015 është -6.0%, nga të hyrat vetanake janë realizuar mesatarisht me një rritje prej 4.6% ndërsa, nga të hyrat vetanake të bartura një rritje prej 27.9%. Gjithashtu u prezantua se realizimi i investimeve për periudhën 2011-2015 krahasuar me buxhetimin mesatarisht është 78%, në kuadër të saj investimet nga grandi i qeverisë janë realizuar në nivel të mirë mesatarisht prej 94% ndërsa, realizmi nga të hyrat vetanake është 50%, dhe nga të hyrat vetanake të bartura ende është më i lartë prej mesatares prej 71%.
Në fund të konferencës u vlerësua se komunat në bashkëpunim me nivelin qëndror të shikojnë mundësinë e financimit të mirëmbajtjes së investimeve kapitale që është shumë e nevojshme pasi që investimet e bëra vite me herët mund të kthehen në gjendjen fillestare.