Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL realizoi aktivitetin vullnetar për pastrimin e mjedisit

Prishtinë, 10 maj 2019

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, sipas planit të aktiviteteve vullnetare, ka realizuar aktivitetin vullnetar për pastrimin e mjedisit në një hapësirë publike të qytetit të Prishtinës, kështu duke ju bashkuar kampanjës botërore #TrashTag.

Kujdesi dhe mbrojtja e mjedisit janë gjërat më kryesore për të pasur një vend të pastërt, të shëndetshëm për qytetarët dhe atraktiv për vizitorët.

Aktivitete vullnetare të ngjashme parashihen të realizohen edhe pëgjatë vitit 2019, ndërkohë që MAPL sfidon Komunën e Graçanicës dhe Kamenicës për t’u bërë pjesë e Kampanjës.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte Ministrja e MAPL-së Adrijana Hodžić.

#TrashTag
#TrashTagKS
#EarthDayEveryDay

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors