Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Vushtrrisë kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimit që ka për qëllim përmirësimin e ambientit në vendbanimet ku jetojnë komunitetet.
03 qershor 2013, Prishtinë
Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal dhe Komuna e Vushtrrisë kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimit që ka për qëllim përmirësimin e ambientit ne vendbanimet ku jetojnë komunitetet.
Projekti ka filluar të zbatohet në fshatin Prelluzhe, ndërsa do të implementohet nga Ndërmarrja Regjionale publike “Uniteti”. Përmes këtij projekti do të largohen të gjitha mbeturinat e grumbulluara disa vite dhe fshati do të pajiset me kontinier te ri. Vlera e projektit është planifikuar të jetë rreth 15.400 euro dhe financohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Zëvendëskryeministri Petrovic ka vizituar dje këtë fshat dhe ka takuar strukturat lokale të cilët i ka informuar lidhur me projektin dhe benifitet që do ti marr ky lokalitet nga një aksion i tillë, ndërsa qytetarët e kanë mirëpritur fillimin e realizimit të këtij projekti.