Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vazhduar me Ditët informuese për lansimin e fondit për Zhvillim Ekonomik Rajonal për vitin 2013 edhe me Agjensionet Zhvillimore Rajonale tjera.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vazhduar me Ditët informuese për lansimin e fondit për Zhvillim Ekonomik Rajonal për vitin 2013 edhe me Agjensionet Zhvillimore Rajonale tjera. Me datë 05.02.2013, në bashkëpunim me Agjensionin Rajonal Zhvillimor Jug ka mbajtur sesionin informues në Prizren në Hotel Centrum me zyrtarët e komunave: Prizren, Suharekë, Malishevë, Mamushë, Rahovec, Dragash.
Më datë 06.02.2013 ka mbajtur sesionin informues me Agjensionet Zhvillimore Rajonale Perëndim, në Hotel ”Dukagjini” me zyrtarët e komunave: Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.
Po ashtu me të njëjtën datë 06.02.2012 është mbajtur sesioni informues edhe me Agjensionet Zhvillimore Rajonale Veri në zyrë të agjensionit me zyrtarët e këtyre komunave: Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri.
Zyrtarët e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal/Departamentit për Zhvillim Regjional dhe Integrime Evorpiane i kanë prezantuar detajet e këtij fondi si në vijim:
Objektivi i Përgjithshëm i këtij fondi është mbështetja e rigjenerimit ekonomik, krijimi i vendeve të punës dhe zhvillimi i burimeve njerëzore.
Prioritet i këtij fondi është t’ju mundësojë komunave të zhvillojnë më tutje rolin e tyre udhëheqës në përmirësimin e zhvillimit ekonomik përmes projekteve që kontribuojnë për një ose më shumë prioritete të listuara në Strategjitë e tyre të Zhvillimit Ekonomik Lokal, kështu që kriter kryesor për të aplikuar për këtë fond, është që komunat të vijnë me projekte të përbashkëta dhe të krijojnë partneritete në mënyrë që të kemi një zhvillim të balancuar ekonomik ku të gjithë përfitojnë.