Me pjesëmarrje të gjerë të strukturave komunale, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në kanë vazhduar promovimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale në regjionin e Gjilanit përfshirë komunat: Kamenicë, Viti, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Kllokot, Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërrpcë dhe Hani Elezit.
20 prill 2016, Prishtinë
Me pjesëmarrje të gjerë të strukturave komunale, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në kanë vazhduar promovimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale në regjionin e Gjilanit përfshirë komunat: Kamenicë, Viti, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Kllokot, Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërrpcë dhe Hani Elezit.
Në fjalën e tij hyrëse, Zëvendësministri i MAPL-së, z. Bajram Gecaj tha se zhvillimi i gjithëmbarshëm shoqëror, dinamika e proceseve shtet-ndërtuese dhe faktorëve tjerë, kanë determinuar nevojën për reforma edhe në nivelin lokal të qeverisjes dhe se problemet e theksuara në komuna ndër vite kanë reflektuar nevojën për ndryshime thelbësore në kontekst të menaxhimit të punëve publike, menaxhimit efikas financiar dhe aftësisë për absorbimin e kërkesave të qytetarëve, të cilat do të ndikonin në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm shoqëror. “Rrethanat kur demokracia lokale është në rrugën e konsolidimit, kur parimet e vetëqeverisjes lokale demokratike si dhe dispozitat e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale janë inkorporuar si parime Kushtetuese, ka ardhur një moment tjetër i rëndësishëm për kur krijimin e politikave zhvillimore edhe për sektorin e vetëqeverisjes lokale” tha Zëvendësministri Bajram Gecaj.
Rozafa Ukimeraj, u.d. së Sekretares së Përgjithshme në MAPL, gjatë prezantimit të Strategjisë tha se një nga komponentët e rëndësishme të Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026, është krijimi i një kornize për qeverisje të mirë për të siguruar përfaqësimin demokratik të qytetarëve dhe administratë efikase komunale që planifikon rivlerësimin e legjislacionit për vetëqeverisje lokale primar dhe sekondar, forcimin i mbikëqyrjes administrative të komunave, sigurimin e administratës profesionale përmes modernizimit dhe avancimit të shërbimeve on-line.
Ndër të tjera, znj Ukimeraj, tha se Strategjia është e fokusuar edhe në ndërtimin e kapaciteteve në Komuna, ndryshimet strukturore dhe de-politizimin, avancimin i teknologjisë informative dhe shfrytëzimin e mundësive për komunikim on-line për ofrimin e shërbimeve, forcimin e memories institucionale, avancimin e rolit përfaqësues të organeve Komunale, ndërsa një pjesë e rëndësishme është e orientuar në rritjen e transparencës komunale dhe fuqizimin i pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.
Kryetari Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri tha se Strategjia për Vetëqeverisje Lokale është një dokument i rëndësishëm për zhvillimin e qeverisjes lokale në të ardhmen dhe kërkon nga komunat që të ndërtojnë infrastrukturën zhvillimore për funksionim të pushtetit lokal sa më të suksesshëm dhe efikas sepse komuna është dera e parë e qytetarit për t’i realizuar kërkesat e tyre.
Drejtori i Departamentit për Demokratizim në OSBE, z. Christopher Touch përgëzoi MAPL-në që bashkë me institucionet e linjës kanë përgatitur një dokument të rëndësishëm Strategjik dhe tha se OSBE do të vazhdojë të punojë ngushtë me MAPL-në për të ndërtuar sistem funksional të qeverisjes lokale të bazuar në parime demokratike dhe zhvillimore të qeverisjes lokale.
Për rëndësinë e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale, foli edhe kryetari i komunës së Hanit të Elezit, z Rufki Suma dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe përfaqësues të biznesit.
Diskutimet për promovimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale do të vazhdojnë me komunat dhe grupet tjera të interesit në regjionin e Prishtinës dhe Pejës.