Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL vazhdon shpërndarjen e ndihmave sociale në Veri të Mitrovicës

Projekti i MAPL për shpërndarjen e ndihmave sociale në Veri të Mitrovicës, ka vazhduar edhe këtë javë. Me ndihmën e Ekipit Përgatitor për Mitrovicën e Veriut, janë shpërndarë 50 pakot e para me ndihma substanciale në ushqim dhe 50 pako higjienike për familjet skamnore qe jetojnë në këtë qytet.

Kjo formë e asistencës do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme me ç’rast për familjet që kanë nevojë për asistencë sociale do të shpërndahen 150 pako ushqimore dhe 150 pako  higjienike. Hapjen e këtij projekti e bëri Këshilltari i Ministrit të MAPL z. Dragisa Krstic dhe Drejtori I Departamentit për Reformë të Pushtetit Lokal,  z. Avni Sahiti.

Me rastin e shpërndarjes së ndihmave humanitare, Këshilltari I Ministrit,  z. Dragisa Krstic tha se se ky  veprim është realizuar në kuadër të iniciativës dhe përkushtimit të   MAPL-së  për ti ndihmuar qytetarët që jetojnë në pjesën Veriore të Mitrovicës.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors