Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Maric dhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, biseduan sot mbi gjendjen e sigurisë në mjediset në të cilat kohët e fundit kanë ndodhur sulme ndaj pjesëtarëve të komuniteti serb, dhe mbi domosdoshmërinë e zbatimit të sundimit të ligjit si mënyra e vetme e mbrojtjes së qëndrueshme dhe parandalimit të incidenteve në të ardhmen.
21 dhjetor 2015, Prishtinë

Maric dhe Delawie gjithashtu biseduan edhe për zbatimin e deritanishëm të marrëveshjes së Brukselit dhe funksionimit të vetëqeverisjes lokale, si dhe për domosdoshmërinë e implementimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Maric veçoi se kjo pjesë e marrëveshjes është kyçe për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit, por edhe pjesët tjera të cilat nuk janë zbatuar plotësisht, por që janë të rëndësishme pikërisht për shkak të kredibilitetit të këtij procesi në mjediset ku serbet përbëjnë shumicën.
Maric dhe Delawie biseduan për zhvillimin ekonomik, si në vendet me shumicë serbe, ashtu edhe në vendet tjera, dhe domosdoshmërinë për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme lidhur me pronën shoqërore si bazë për investime në vetëqeverisjet lokale.