Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Ljubomir Maric ka takuar sot Ekselencën e Tij Ian Cliff, Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.
29 dhjetor 2014
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Ljubomir Maric ka takuar sot Ekselencën e Tij Ian Cliff, Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë. Ky ka qenë takimi i parë në mes të Ministrit Maric dhe Ambasadorit Cliff.
Maric e ka njoftuar Ambasadorin me aktivitetet dhe planet e ardhshme të Ministrisë. Ambasadori Cliff ka uruar Ministrin Maric për emërimin dhe e siguroi atë se Ambasada Britaneze do të vazhdojë me bashkëpunimin e ngushtë dhe ofrimin e mbështetjes për Ministrinë.