Maric u takua me Jacobsonin

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Ljubomir Maric është takuar sot me Ekselencën e Saj Tracy Jacobson, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

18 dhjetor 2014

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Ljubomir Maric është takuar sot me Ekselencën e Saj Tracy Jacobson, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Gjatë këtij takimi prezantues, Maric dhe Jacobson kanë biseduar për planet e ardhshme, aktivitetet dhe prioritetet e Ministrisë. Ambasadorja Jacobson ka uruar Z.Maric për emërimin dhe e ka siguruar se Ambasada Amerikane do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje Ministrisë.

Gjithashtu të pranishëm në këtë takim ishin edhe Drejtori i USAID-it James Hope dhe Marisa Kors, Zyrtare për Çështje Politike pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë.