Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mariq uron Ditën e Evropës

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Ljubomir Mariq dërgon urime të gjithë qytetarëve me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës dhe fitores ndaj fashizmit.

8 maj 2015, Prishtinë

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Ljubomir Mariq dërgon urime të gjithë qytetarëve me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës dhe fitores ndaj fashizmit.

“Evropa feston 65 vjetorin e bashkimit, dhe unë, të gjithë qytetarëve, para së gjithash dëshiroj t’u uroj dhe pastaj t’u dëshiroj bashkim sa më të shpejtë me familjen Evropiane. Dhe kjo, në masën më të madhe do të varet nga vetë ne, nga ajo se sa jemi të gatshëm dhe të suksesshëm në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, t’i pranojmë dallimet dhe të jemi krenar për to, t’i respektojmë dhe zbatojmë ligjet, ta respektojmë njëri tjetrin pa dallim etnie, feje apo orientimi seksual, t’i pranojmë vlerat e drejta demokratike dhe zbatojmë standardet më të mira Evropiane. Ky është një proces i gjatë, por edhe mënyra e vetme për të qenë të suksesshëm”, porositi Mariq.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors