Me datë 20 dhe 21 Qershor 2017, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoni, organizuan ditët informuese dhe forumet për kërkimin e partnerëve me rastin e shpalljes së thirrjes për projekte në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë- Maqedoni 2014-2020, aktivitete të cilat fillimisht u mbajtën në Gjilan dhe Prizren.
23 qershor 2017, Prishtinë

Qëllimi i këtyre organizimeve kishte për fokus njoftimin e aplikantëve potencial me kushtet, rregullat dhe procedurat e aplikimit në skemën e granteve për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë-Maqedoni 2014-2020, thirrje e cila u lansua me datë 13 Qershor 2017.
Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së, znj. Rozafa Ukimeraj gjatë fjalimit të saj, uroj të gjitha palët e përfshira në zbatimin e programit, si dhe njëkohësisht shprehi mirënjohje duke vlerësuar lartë kontributin, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Zyra e Bashkimit Evropian ka ofruar për Kosovën dhe institucionet e saj në shumë fusha të ndryshme e sidomos në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar, program nga i cili do të përfitojnë qytetarët dhe banorët e regjioneve nga zonat ndërkufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë. Njëherësh, znj. Ukimeraj shfrytëzoj rastin që pjesëmarrësve të cilët përfaqësonin shoqërinë civile, komunat dhe asociacionet, të ju dëshiroj sukses në përgatitjen e aplikacioneve dhe njëkohësisht i njoftoi se për çdo ndihmë apo asistencë, mund të drejtohen tek zyrtarët e MAPL-së, Sekretariati i përbashkët teknik që gjendet në Gjilan, por edhe tek Zyra e Antenës në Kumanovë.