16 Nëntor 2018, Prishtinë,
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si institucion udhëheqës i Strukturës Operative nga Republika e Kosovës; dhe Zyra për Integrime Evropiane pranë Zyrës së Kryeministrit/Qeveria e Malit të Zi dhe Ministria e Financave e Malit të Zi (si autoritet kontraktues) në kuadër të IPA Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë nga Mali i Zi, organizuan në Prishtinë, “Ceremoninë solemne për shpalljen e projekteve të përzgjedhura për financim në kuadër të thirrjes së parë” të Programit që financohen nga Bashkimi Evropian.

Janë gjithsej shtatë projekte që financohen nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) të Bashkimit Evropian dhe se buxheti i përgjithshëm është 8.4 milion €, nga të cilat mbi 1.9 milion € do të alokohen për këto projekte të përzgjedhura përmes kësaj thirrjes së parë dhe që do të zbatohet në zonën e përbashkët ndërkufitar.

Objektivi i përgjithshëm i programit është të përmirësojë standardët dhe cilësinë e jetës së njerëzve në zonën e programit nëpërmjet një zhvillimi ekonomik, social dhe mjedisorë të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të rajonit në respekt të trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore.

Lista e përfituesve:
1. Malet e shenjta – destinacion i hollë në natyrë
Buxheti i përgjithshëm i projektit: 424,724.7 €
2.CARES – Veprimi Ndërkufitar në Sektorin e Shëndetit Riprodhues
Buxheti i përgjithshëm i projektit: 293,171.44 €
3. Iniciativat e përbashkët ndërkufitare për menaxhimin më të mirë të mbeturinave
Buxheti i përgjithshëm i projektit: 315,724.71 €
4. Veprimet e turizmit ekologjik dhe në natyrë të Alpeve Ballkanike
Buxheti i përgjithshëm i projektit: 443.791,06 €
5. Punë të gjelbra për një të ardhme më të mirë të rajonit ndërkufitar të Montnegros dhe Kosovës
Buxheti i përgjithshëm i projektit: 262.545,90 €
6.United Against Pollution – UAP
Buxheti i përgjithshëm i projektit: 350,950.37 €
7. Mundësimi i qasjes në tregun e punës dhe bashkëpunimit ndërkufitar për popullatën e rajonit
Buxheti i përgjithshëm i projektit: 236,824.00 €
