Nën patronatin e Programit CBIB + dhe DG NEAR, Bruksel, me datë 17 dhe 18 Tetor 2017 në Strugë Maqedoni, u mbajt Forumi i 5-të i Programeve për Bashkëpunim Ndërkufitar i shteteve të Ballkanit Perëndimor. 20 tetor 2017, Prishtinë
Nën patronatin e Programit CBIB + dhe DG NEAR, Bruksel, me datë 17 dhe 18 Tetor 2017 në Strugë Maqedoni, u mbajt Forumi i 5-të i Programeve për Bashkëpunim Ndërkufitar i shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë forumit dy ditor u diskutua lidhur me rezultatet dhe të arriturat në implementimin e programeve në kuadër të IPA II 2014-2020, por edhe për sfidat dhe planet për periudhën e ardhshme implementuese.
Nga më se 80 pjesëmarrës të pranishëm nga Strukturat Operative u diskutua edhe për inicimin dhe përgatitjen e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar në kuadër të IPA III 2021-2027, si dhe hapat e mëtutjeshëm që do ndërmerren në muajt në vijim.
znj. Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, gjatë adresimit të saj, theksoi se Bashkëpunimi Ndërkufitar është prioritet i kësaj Ministrie, prandaj si e tillë implementimi dhe monitorimi i mëtutjeshëm i programit do të vazhdoj me intensitetin e implementimit të deritanishëm i cili është vlerësuar të jetë i suksesshëm.
Republika e Kosovës, përkatësisht Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është bartëse dhe partnere në tri programe me shtetet fqinje, atë me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Përveç znj. Ukimeraj, në konferencë kanë marrë pjesë edhe z. Mehdi Retkoceri U.D i Udhëheqësit të Departamentit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal, z. Trim Berisha, Udhëheqës i Divizionit për Bashkëpunim Ndërkufitar, si dhe stafi nga Sekretariati i Përbashkët Teknik.