17 Prill 2019, Prishtinë
U mbajt një forum i nivelit të lartë për koordinimin e donatorëve! Ministrja e sapoemëruar e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hodzic, gjithashtu mori pjesë në takim.
“Të gjitha përgëzimet për organizimin e forumeve të këtij niveli, ishte një mundësi e vërtetë për t’u njohur me mundësitë, sfidat dhe mangësitë në realizimin e aktiviteteve partnere. Mbështetja e donatorëve është me rëndësi të madhe për shoqërinë kosovare, pasi hapen mundësitë për përmirësimin e shoqërisë sonë në sektorët e zhvillimit ekonomik, sundimit të ligjit, infrastrukturës, kujdesit shëndetësor, arsimit dhe sektorit civil.
Ne shpresojmë për mbështetje edhe më të fortë, bashkëpunim më intensiv dhe rezultate më të mira në të ardhmen’’, ishte porosia e MAPL-së.