Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në, organizuan punëtorinë e përbashkët me përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe organizatës jo-qeveritare INPO, me qëllim të trajtimit dhe zhvillimit të diskutimit për projekt – Rregulloren dhe në përputhje me obligimin ligjor për procesin e konsultimit publik.
25 maj 2017, Prshtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në, organizuan punëtorinë e përbashkët me përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe organizatës jo-qeveritare INPO, me qëllim të trajtimit dhe zhvillimit të diskutimit për projekt – Rregulloren dhe në përputhje me obligimin ligjor për procesin e konsultimit publik. Znj. Flutura Hoxha Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit, prezantoi procesin dhe procedurat ligjore që janë ndjekur për hartimin e projekt-Rregullores, si dhe rëndësinë e saj që ka për nivelin lokal.
MAPL ka pranuar komente të shumta nga komunat, OSBE-ja dhe shoqëria civile gjatë fazës së konsultimit publik, dhe mbi bazën e kësaj është parë e arsyeshme që përmes diskutimit publik të trajtohen të gjitha komentet.
Në përmbyllje të punëtorisë, pjesëmarrësit u pajtuan se kanë mbetur të sqarohen edhe disa çështje me përfaqësuesit e Zyrës Ligjore të Zyrës së Kryeministrit dhe Gazetës Zyrtare për çështjen e publikimit të akteve të komunave në Gazetën Zyrtare.