Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet ngjarja përmbyllëse me koordinatorët e performancës komunale

28 dhjetor 2018, Prishtinë

Në ngjarjen e fund vitit me koordinatorët e performancës komunale, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka publikuar rezultatet e vlerësimit të grantit të performancës për vitin 2019, si dhe ka lansuar sistemin elektronik për menaxhimin e performancës komunale (SEMPK).

Sipas rezultateve të vlerësimit, janë 19 komuna përfituese për grantin e vitit 2019. Këto 19 komuna përfituese kanë marr grant prej 2.250 milion euro. Gjithashtu, këto komuna do të marrin edhe një shumë shtesë në vlerën 504 mijë euro si rezultat i bashkëfinancimit edhe me SIDA-n Suedeze. Tani më, granti i performancës është duke funksionuar si një shportë e përbashkët ndërmjet MAPL-së dhe dy donatorëve: SDC dhe SIDA.

SEMPK duke qenë si sistem bazik për ndarjen e granteve për komunat, që nga vitit 2019 do të funksionon në formën online të raportimit.

Në këtë takim, MAPL për nevoja të punës ka ndarë, llap top për koordinatorët e performancës me qëllim të inkurajimit të ngritjes së cilësisë në ofrimin e shërbimeve publike komunale.

  

  

  

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors