Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë, organizuan punëtorinë dy ditore me temë “Ndërlidhja e pushtetit lokal me mediat në rajonin e Prizrenit”. Pjesëmarrës në këtë takim ishin mediat lokale, gazetarë të rajonit të Prizrenit, zyrtarët komunal, përfaqësues të MAPL-së dhe OSBE-së.
18 dhe 20 korrik 2017
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë, organizuan punëtorinë dy ditore me temë “Ndërlidhja e pushtetit lokal me mediat në rajonin e Prizrenit”. Pjesëmarrës në këtë takim ishin mediat lokale, gazetarë të rajonit të Prizrenit, zyrtarët komunal, përfaqësues të MAPL-së dhe OSBE-së.
Punëtoria kishte për qëllim promovimin e mirëkuptimit më të thellë të çështjeve të pushtetit lokal tek përfaqësuesit e mediave lokale, në mënyrë që të përforcohet bashkëpunimi ndërmjet komunës dhe komunitetit të mediave, drejt krijimit të një administrate publike më transparente dhe llogaridhënëse.
Me këtë rast, përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal diskutuan rreth zbatimit aktual të kornizës ligjore, si dhe prezantuan Sistemin e menaxhimit të perfomancës komunale.
Në ditën e dytë të punëtorisë, pjesëmarrësit u fokusuan më shumë në rëndësinë e informimit dhe komunikimit publik të promovimit të qeverisjes së mirë, në bashkëpunim me mediat dhe zyrtarët komunal, konkretisht në politikat aktuale të cilat rregullojnë informimin dhe komunikimin publik, si dhe Udhëzimin Administrativ (MAPL) Nr. 01/2015 për transparencë në Komuna, duke pasur në fokus primar Planin e Veprimit për transparencë komunale.
Z. Avni Sahiti, Udhëheqës i Departamentit për Performancë dhe Transparencë Komunale, theksoi se MAPL është e përkushtuar që të kontribuojë në zhvillimin e vetëqeverisjes lokale efektive në kontekst që të ndikoj drejtpërsëdrejti në ofrimin e shërbimeve efikase dhe transparente, si dhe krijimin e politikave me interes për të gjithë qytetarët dhe në përputhje me mandatin ligjor të përcaktuar me legjislacionin për vetëqeverisje lokale. Gjithashtu, objektivat e Ministrisë synojnë fuqizimin e komunave për zbatimin e kompetencave të tyre, krijimin e kushteve për një sistem efikas të vetëqeverisjes lokale në përputhje me nevojat e qytetarëve, gjithnjë duke respektuar parimin e ligjshmërisë.
Po ashtu, gjatë punëtorisë janë diskutuar një varg çështjesh të tjera, veçanërisht çështjet që kanë të bëjnë me Ligjin për qasje në dokumente publike, si një ndër ligjet më të rëndësishme në fushën e transparencës për institucionet e nivelit lokal dhe qendror.