Mbahet punëtoria dyditore me Koordinatorët Komunalë për Performancë të Komunave

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Departamenti për Performancë dhe Transparencë Komunale ka organizuar punëtorinë dyditore me Koordinatorët për Performancë Komunale.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Departamenti për Performancë dhe Transparencë Komunale ka organizuar punëtorinë dyditore me Koordinatorët për Performancë Komunale.

Punëtoria ka pasur për qëllim njoftimin e zyrtarëve për obligimet që dalin nga Rregullorja për Sistemin e Menaxhimit të Performancës së Shërbimeve Komunale, si dhe  eliminimin e disa gabimeve gjatë raportimit të të dhënave komunale në disa shërbime nga ana e komunave.

Po ashtu, në këtë punëtori dyditore koordinatorët komunalë janë pajisur me kredenciale (usser password) për përdorimin e Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale, si dhe është demonstruar praktikisht funksionimi i sistemit të performancës së shërbimeve komunale. Në punëtori kanë marr pjesë gjithsej koordinatorët nga 13 komuna të Republikës së Kosovës.