Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vazhduar angazhimin në hartimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2027–2031, duke shënuar një fazë të rëndësishme në përcaktimin e prioriteteve dhe objektivave strategjikë, nënobjektivave dhe aktiviteteve kryesore që do të përbëjnë bazën e Strategjisë.
Në kuadër të këtij procesi, me mbështetjen e programit DEMOS, është organizuar një punëtori dyditore, me synim hartimin e draftit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit. Pjesëmarrësit diskutuan mbi prioritetet dhe drejtimet strategjike për pesë viteve të ardhshme.
Në punëtori morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së, z. Jeton Qela, përfaqësues të ministrive të linjës, institucioneve relevante, përfaqësues të organizatave partnere, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe drejtorë të departamenteve të ministrisë.
Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm, z. Jeton Qela, theksoi se Strategjia paraqet një mundësi për të ndërtuar një vizion të përbashkët për të ardhmen e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës. Përmes këtij dokumenti strategjik synojmë të krijojmë politika të qëndrueshme, të orientuara drejt zhvillimit dhe të bazuara në nevojat reale të komunave dhe qytetarëve.
Strategjia për Vetëqeverisje Lokale 2027–2031 do të fokusohet në avancimin e kornizës ligjore për vetëqeverisjen lokale, forcimin e zhvillimit ekonomik lokal, promovimin e qeverisjes së mirë dhe demokracisë lokale, si dhe në përshpejtimin e proceseve të digjitalizimit, inovacionit dhe modernizimit të administratës komunale.




