Sot, me 30 Nëntor 2017, në Podgoricë, Mali i Zi, është mbajtur takimi bilateral i Strukturave Operative të IPA II të Programit të BNK-së Mali i Zi – Kosovë 2014 – 2020 për të diskutuar për “ Progresin në zbatimin e Programit Mali i Zi – Kosovë për periudhën 10 Shkurt – 30 Nëntor 2017”.
Me këtë rast, Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme në MAPL theksoi se ky është një nga takimet e rëndësishme të strukturave operative të Kosovës dhe Malit të Zi lidhur me planifikimin e aktiviteteve tona të përbashkëta. Gjithashtu, vlerësoi se është arritur progres në zbatimin e programit ndërmjet strukturave operative të të dyja vendeve dhe me këtë rast potencoi se përfaqësuesit nga strukturat tona operative gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme janë në Mal të Zi me qëllim të finalizimit dhe përmbylljes së suksesshme të programit.
Takimi ka vazhduar edhe në pjesën e pasdites, ku janë prezantuar temat që kanë të bëjnë me programin, si dhe janë nxjerrë konkluzionet për aktivitetet që duhet të zbatohen gjatë periudhës së ardhshme.