Bosne dhe Hercegovinë, Sarajevë, 19 nëntor 2019
Përfaqësues të MAPL-së, të kryesuar nga ministrja znj. Adrijana Hodžić, po marrin pjesë në takimin e shtatë të forumit Rajonal për Bashkëpunim Ndërkufitar të organizuar nga CBIB + dhe Bashkimi Evropian në Sarajevë.
Pjesemarrës në këtë forum janë përfaqësues nga Bashkimi Evropian dhe delegacione nga 6 vendet e Ballkanit, si: Kosova, Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia Veriore.
Në takim po diskutohen dhe prezantohen sukseset dhe sfidat e implementimit të projekteve dhe programeve të bashkëpunimit ndërkufitar. Ministrja Hodžić, theksoi rendësinë e pjesëmarrjes së Komunave në implementimin e këtyre projekteve.



Punimet e këtij forumi do të vazhdojnë edhe nesër, ku temë kryesore do të jetë programimi dhe perspektiva për IPA 3.