Mbahet takimi i Komitetit Drejtues të projektit DEMOS në mes të MAPL-së dhe donatorëve

Në kuadër të projektit DEMOS, po mbahet takimi i Komitetit Drejtues me përfaqësuesit e ministrisë dhe donatorëve, me qëllim të prezantimit të raportit të punës dhe të aktiviteteve të realizuara ndërmjet dy takimeve.

Në këtë takim, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) po marrin pjesë zëvendësministri i parë, z. Agon Batusha, drejtori i Departamentit për Vlerësimin e Performancës dhe Grantin e Performancës, z. Drin Harqia, si dhe udhëheqësi i Divizionit për Vlerësimin e Performancës Komunale, z. Haxhi Krasniqi.

Pjesëmarrës në takim janë edhe përfaqësues të donatorëve nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, Zyra Suedeze dhe Zyra e Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Gjatë takimit u prezantua raporti i punës dhe progresi i arritur ndërmjet dy takimeve. Raporti u vlerësua si i suksesshëm, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm, punën e realizuar dhe aktivitetet e përbashkëta me të gjithë akterët e përfshirë në procesin e vlerësimit të performancës komunale dhe të Grantit të Performancës Komunale.

Me këtë rast, përfaqësuesit e donatorëve përgëzuan MAPL-në për punën e bërë dhe për krijimin e mekanizmave efikasë për vlerësimin e performancës komunale dhe zbatimin e Grantit të Performancës Komunale, duke vlerësuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe përkushtimin në avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors