Në organizim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është mbajtur takimi i Nëngrupit Punues për Reformë të Legjislacionit dhe Bartje të Kompetencave, kryesuar nga z. Agron Maxhuni, drejtor i departamentit ligjor dhe bashkë kryesuar nga znj. Ardiana Meholli , Zyra Civile Ndërkombëtare/ICO… 18.05.2011
Në organizim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është mbajtur takimi i Nëngrupit Punues për Reformë të Legjislacionit dhe Bartje të Kompetencave, kryesuar nga z. Agron Maxhuni, drejtor i departamentit ligjor dhe bashkë kryesuar nga znj. Ardiana Meholli , Zyra Civile Ndërkombëtare/ICO.
Z. Maxhuni theksoi se ky nëngrup punues ka mandatin për harmonizimin e legjislacionin sektorial për vetëqeverisje lokale si dhe është përgjegjës për identifikimin e fushave nga të cilat është e domosdoshme bartja e kompetencave të nivelit lokal.
Në takim u diskutuan: Progresi në harmonizimin e ligjeve sektoriale në raport me legjislacioninpër vetëqeverisje lokale; Progresi në zbatimin e përgjegjësive të bartura dhe deleguara në komuna; Pjesëmarrja në Grupet Punuese që prekin në qeverisjen lokale dhe sigurimi që ligjetsektoriale të propozuara a janë në përputhje me legjislacionin për vetëqeverisje lokale;
Në përmbyllje të takimit kryesuesi z. Agron Maxhuni bëri përmbledhjen e rekomandimeve siç vijojnë:
* Çështja e raportimit për zbatimin e përgjegjësive të deleguara, të bëhet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
* Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të përgjigjet për progresin në harmonizimin e ligjeve sektoriale,si dhe do të bëhet raportimi lidhur me pjesëmarrësin në grupet punuse, dhe do të pasqyrohen ndeshjet të cilat ndodhin me legjislacionin për vetëqeverisje lokale.