MBAHET TAKIMI I PËRBASHKËT I STRUKTURAVE OPERATIVE NË KUADËR TË PROGRAMIT TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR SHQIPËRI – KOSOVË

Tiranë, 03 Qershor, 2022
Në kuadër të zbatimit të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, në datë 03 qershor 2022, në Tiranë u zhvillua një takim i përbashkët ndërmjet Strukturave Operative të Shqipërisë dhe Kosovës.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi çështje të ndryshme që lidhen me zbatimin e programit, diskutimi mbi aktivitetet e planifikuara në të ardhmen, përgatitja për shpalljen e thirrjes së katërt për projekt propozime, si dhe ngritja e kapaciteteve për aplikantët potencial, përfituesit e projekteve, si dhe çështje të tjera lidhur me manaxhimin e projektit të Asistencës Teknike dhe funksionimin e strukturave përkatëse.
Në këtë takim pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Strukturat Operative të të dyja vendeve, përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së në Tiranë si dhe Sekretariati i Përbashkët Teknik.