Prishtinë, 12 maj 2020
Është mbajtur takimi i përbashkët virtual ndërmjet përfaqësuesve të MAPL-së dhe Bankës Botërore, me ç’rast temë e diskutimit ishte fillimi i zbatimit të projektit “Komunat për të rinjtë” në vlerë të përgjithshme prej 2.78 milion dollar.
Përfitues të këtij projekti do të jenë 10 komuna me rezultatet më të mira, bazuar në sistemin e performancës komunale për vitin 2019.
Me këtë rast, edhe Banka Botërore i bashkohet donatorëve të tjerë si pjesë e këtij sistemi i cili shpërblen komunat bazuar në performancën e tyre.
Projekti në fjalë pritet të jetë efektivë dhe të fillojë së zbatuari nga data 27 maj 2020.