Prishtinë, 21 prill 2020
Është mbajtur takimi i përbashkët koordinues i zv.ministres së MAPL-së znj. Fatbardha Emini, zv.ministrit të MPBAP-së z.Bajram Gecaj dhe Drejtorit Ekzekutiv të AKK-së z. Sazan Ibrahimi, me ç’rast u diskutua lidhur me zbatimin e masave nga ana e komunave kundër virusit Corona Covid-19, sfidat dhe menaxhimin e situatës në përgjithësi.
Gjithashtu, u potencua se ky koordinim do të jetë i vazhdueshëm në drejtim të ofrimit të ndihmës dhe mbështetjes për komunat.