Mbahet takimi i përbashkët ndërmjet MAPL-së, misionit të Bankës Botërore që po viziton Kosovën dhe përfaqësuesit e 10 Komunave të Kosovës

6 nëntor 2018, Prishtinë

Në zyrat e Bankës Botërore është mbajtur takimi i përbashkët i MAPL-së, misionit të Bankës Botërore që po viziton Kosovën dhe përfaqësuesit e 10 Komunave që potencialiaht mund të jenë përfituese, nga projekti për përfshirjen e të rinjëve në nivelin lokal.

Me këtë rast u diskutuan modalitetet e implementimit të projektit të ardhshëm, kapacitetet komunale për implementimjn e projektit, gjendja ekzistuese lidhur me përfshirjen e të rinjëve dhe mënyrat e involvimit të tyre në nivelin lokal të qeverisjes.