Prishtinë, 13 maj 2022
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, komunat dhe Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit në kuadër të Aleancës për Qytetari Aktive mbajtën takimin e përbashkët për “Organizimin dhe Funksionimin e Këshillave lokal në nivel komune”, sipas Udhëzimit Administrativ Nr.02/2019, për Organizimin, Funksionalizimin dhe bashkëpunimin e Komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane. Në këtë në këtë takim morën pjesën: përfaqësues nga MAPL, drejtorët e Drejtorive të Administratës nga 19 komuna, ku shtrihen projektet e organizatave të Shoqërisë Civile: Syri i Vizionit, Communication For Social Development, EC Ma Ndryshe dhe Democracy Plus, që kanë lidhur aleancë për zbatim të këtij programi i cili mbështetet financiarisht nga Olof Palme International Center dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Në takim, përfaqësues nga MAPL theksuan rëndësinë e funksionimit të Këshillave të fshatrave vendbanimeve dhe lagjeve urbane si një mekanizëm i rëndësishëm i demokracisë lokale që bazën e ka në Ligjin për vetëqeverisje lokale, obligimet ligjore të komunave në zbatimin e Udhëzimit Administrativ Nr.02/2019, procesin e plotësim- ndryshimit të rregullores komunale dhe planifikimet buxhetore për stimulimin e këshillave lokal. Ndërsa, përfaqësues nga komunat u fokusuan tek sfidat dhe proceset e tyre me rastin e hartimit të rregulloreve lokale, si dhe organizatat e shoqërisë civile ndan përvojën e tyre në këtë bashkëpunim.
Në takim gjithashtu u theksua se Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal do mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me komunat dhe shoqërinë civile për të avancuar tutje këtë proces.
