Prishtinë, 15 maj 2020
Është mbajtur takimi i përbashkët virtual ndërmjet përfaqësuesve të MAPL-së, Ambasadës Britanike, UNDP-së dhe kompanisë implementuese, për të diskutuar veprimet e ndërmarra dhe progresin e arritur për krijiminm platformës “Rritja e kontrollit të brendshëm dhe transparencës buxhetore të MAPL-së në shpenzimin e fondeve publike”.
Me këtë rast, përfaqësuesi nga kompania ka prezantuar modulin e buxhetit si një nga modulet e platformës, duke përfshirë: KASH, buxhetin, kodet buxhetore dhe konfigurimet.
MAPL, së bashku me partnerët Ambasadën Britanike si bashkë financuese e këtij projekti dhe UNDP-në, vlerësuan se brenda vitit 2020 duhet të bëhet finalizimi i platformës si tërësi, kurse në vitin 2021 të bëhet funksionalizimi dhe promovimi i kësaj platforme.