Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në kanë mbajtur takimin e parë për vitin 2017 të grupit punues ndërministror për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016 – 2026 në pjesëmarrje të përfaqësuesve nga MAPL, MMPH, MTI, MI, MAP, MKRS dhe KLGI.
1 qershor 2017, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në kanë mbajtur takimin e parë për vitin 2017 të grupit punues ndërministror për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016 – 2026 në pjesëmarrje të përfaqësuesve nga MAPL, MMPH, MTI, MI, MAP, MKRS dhe KLGI.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i aktiviteteve të zbatimit të Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016 – 2026 për vitin 2016, planifikimet e strategjisë për vitin 2017, orientimet e strategjisë për vitin 2018 dhe 2019, si dhe themelimi i nëngrupeve punuese nga MAPL, institucionet e tjera dhe shoqëria civile.
Gjatë zhvillimit të punimeve u potencua rëndësia e koordinimit të aktiviteteve sa i përket zbatimit të Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale. Gjithashtu, u diskutuan shumë çështje sa i përket aktiviteteve që prekin përgjegjësitë e ministrive në kuadër të grupit punues, si dhe u shpreh nevoja që të ketë edhe takime të tjera të këtij niveli.
Në përmbyllje të takimit, u arritën konkluzionet kryesore se është e nevojshme që të vazhdohet me takimet të tilla në këtë nivel të përfaqësimit, në parim u miratuan propozim vendimet për themelimin e 5 nëngrupeve në kuadër të 5 objektivave të strategjisë, si: 1. Vendimi për themelimin e nëngrupit punues për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje lokale, fusha – Diversiteti natyror dhe kulturor, 2. Vendimi për themelimin e nëngrupit punues për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje lokale, fusha – Forcimi i partneriteteve të komunave me palët e interesit. 3. Themelimi i nëngrupit punues për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje lokale, fusha – Zhvillimi ekonomik lokal, 4. Themelimi i nëngrupit punues për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje lokale, fusha – Ndërtimi i kapaciteteve institucionale, si dhe 5. Themelimi i nëngrupit punues për zbatimin e Strategjisë për Vetëqeverisje lokale, fusha – Qeverisja e Mirë. Të gjitha këto vendime do tu dërgohen edhe sekretarëve të ministrive përgjegjëse, në mënyrë që secili institucion të cakton një zyrtarë përgjegjës.