Prishtinë, 26 prill 2019
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Integrimit Evropian në mbështetje të projektit “Përkrahje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë” i zbatuar nga GIZ, me datë 26.04.2019, mbajti takimin e përbashkët me Drejtor të DIEKP-ve të ministrive të linjës, si dhe me strukturat lokale të fushës së Integrimit Evropian. Në këtë takim u diskutua për përmbushjen e obligimeve të Komunave nga Agjenda Evropiane për periudhën Janar – Dhjetor 2018.
Gjithashtu, të pranishmit diskutuan edhe për rolin e Komunave në përmbushjen e obligimeve që dalin nga PKZMSA, për komunikim më të mirë të MSA-së në nivel Komunal, si dhe për veprimet e Ministrive të linjës që ndërlidhen me Komunat. Në këtë takim morën pjesë, Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Evropian z. Kushtrim Cukaj.
Ky takim është mirëpritur nga DIEKP-të e ministrive të linjës dhe nga komunat.