9 tetor 2020, Prishtinë
Ministria e Pushtetit Lokal, sot ka organizuar takimin e përbashkët të grupit punues për finalizimin e Projekt-Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në MPL.
Në këtë takim u diskutuan dhe u trajtuan komentet e ofruara nga ana e institucioneve dhe akterëve të ndryshëm. Po ashtu, krahas tyre u dhanë edhe disa propozime me qëllim të përmbledhjes dhe finalizimit të Rregullores.
Ky takim është mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë.