Mbahet takimi virtual me Forumin Konsultativ për Vetëqeverisje Lokale të përbërë nga organizatat e shoqërisë civile

Prishtinë, 29 maj 2020
Është mbajtur takimi virtual me organizatat e shoqërisë civile në kuadër të Forumit Konsultativ për Vetëqeverisje Lokale. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me temat të cilat ndikojnë punën e organizatave dhe institucioneve të qeverisjes lokale në Kosovë, masat e ndërmarra nga MAPL për komunat lidhur me COVID – 19, diskutimi për Projekt-rregulloren e Performancës komunale dhe plani kornizë i punës (në mes të MAPL-së dhe organizatave të shoqërisë civile) për vitin 2020.
Në takim përveç MAPL-së, morën pjesë: Projekti DEMOS, Instituti GAP, KLGI, INPO, Ec Ma Ndryshe, KDI, Demokracia Plus, CIVIKOS, Polis, KCSF, Syri i Vizionit, etj.
Si konkluzion nga takimi dolën që të vazhdohet me mbajtjen e takimeve të tilla, të shkëmbehen informatat dhe dokumentet, si dhe të vendoset një vegëz (link) i veçantë në faqen zyrtare të MAPL-së, me qëllim të informimit të qytetarëve rreth aktiviteteve të përbashkëta në mes të MAPL-së dhe organizatave të shoqërisë civile.