9 janar 2018
Kuvendi i Komunës së Istogut mbajti mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2018. Mbledhja është udhëhequr nga anëtari më i vjetër z. Qaush Balaj, i cili njëherësh është zgjedhur edhe Kryesues i Kuvendit të Komunës së Istogut. Me zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Istogut, është përmbyllur edhe zgjedhja e të gjithë Kryesuesve të Kuvendeve të Komunave të Republikës së Kosovës.