Ministrat Todosijevic dhe Rikalo vizituan zonat e përmbytura në Komunën e Zveçanit

7 mars 2018, Prishtinë

Me rastin e përmbytjeve që ndodhën në Komunën e Zveçanit, ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, kanë vizituar zonat e përmbytura dhe njëherit kanë konstatuar se është e nevojshme që ekipet profesionale të dalin në teren sa më parë, ta verifikojnë gjendjen e saktë në mënyrë që të ndërmerren masa për parandalimin e pasojave eventuale.

Ministrat biseduan me vendasit dhe me këtë rast theksuan ndihmën dhe mbështetjen e ministrive të cilat ata udhëheqin, si dhe do te apelojnë tek të gjitha institucionet relevante që të ofrojnë ndihmë me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje afatgjate, jo vetëm në komunën e Zveçanit, por në të gjitha zonat e dëmtuara prej vërshimeve në Kosovë.