Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Edmond Panariti i ka dërguar letër falënderuese Zëvendëskryeministrit Petrovic

Ministri Edmond Panariti i ka dërguar letër falënderuese Zëvendëskryeministrit  Slobodan Petrovic lidhur me pritjen që i është bërë gjatë vizitës  së tij në Kosovë

Tiranë, më 20 gusht 2012

I nderuar zoti Zëvendëskryeministër,           

Më lejoni t’Ju falenderoj për takimin dhe pritjen miqësore që më rezervuat gjatë vizitës sime zyrtare në Kosovë.

Shpreh bindjen se marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve janë thelbësore për të ndërtuar një jetë të re në Kosovë, si dhe për integrimin e rajonit tonë në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Përmbyllja e pavarësisë së mbikëqyrur do të hapë një kapitll të ri, të funksionimit të Repulikës së Kosovës, shtet plotësisht sovran e i pavarur, ku të drejtat e komuniteteve, përfshi ato të komunitetit serb do të jenë të garantuara.

Më lejoni t’Ju siguroj se Republika e Kosovës edhe në të ardhmen do të gjejë tek Shqipëria përherë një partner luajal, mbështetës të parimeve të bashkëjetesës dhe tolerancës, për të ndërtuar një shoqëri demokratike dhe multietnike.

Dëshiroj të theksoj se pres me kënaqësi të vazhdojmë diskutimin tonë në Tiranë dhe, me këtë rast, kam kënaqësinë t’Ju ftoj për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë të përshtatshme për Ju.

Lutem pranoni, zoti Zëvendëskryeministër, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

MINISTRI
EDMOND PANARITI
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors