Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi  dhe Ministri i Shëndetësisë z. Arben Vitia, mbajnë takimin virtual koordinues me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë COVID – 19

04.04.2021

Me ftesë të Ministrit të MAPL-së z. Elbert Krasniqi, Ministrit të MSH-së z. Arben Vitia, si dhe Zv. Sekretarit të Përgjithshëm z. Trim Berisha, është mbajtur takim virtual koordinues me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, me qëllim të diskutimit të masave te reja lidhur me pandeminë COVID – 19.

Ministri Krasniqi ka falënderuar kryetarët e komunave për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të  treguar lidhur me menaxhimin e situatës, tejkalimit të sfidave dhe zbatimit të masave lidhur me pandeminë globale COVID – 19.

Ministri Vitia, duke falënderuar kryetarët e komunave për angazhimin e tyre gjithashtu potencoi se tani më ndodhemi në një situatë të rënduar. Ai theksoi se duhet mobilizim, koordinim dhe qasje më proaktive në raport me pandeminë për shkak të situatës së krijuar. Ai gjithashtu diskutoi së bashku me kryetarët e komunave nevojën e disa masave të reja të cilat në bashkëpunim me të gjitha intitucionet relevante duhet të ndërmerren për të ruajtur shëndetin publik.

Kryetarët e komunave diskutuan rreth sfidave të ndryshme me të cilat janë duke u ballafaquar dhe dhanë mendimet dhe sygjerimet e tyre për vendimet që duhen të merren nga institucionet përkatëse.

Si perfundim të pranishmit u pajtuan qe bashkërisht duke i koordinuar të gjitha veprimet rreth masave të reja, mund t’ia dalin për të minimizuar dhe tejkaluar sfidat me të cilat janë duke u perballur me pandeminë COVID-19.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors