Në vazhdën e qëndrimit në Bruksel, Ministri Krasniqi është mirëpritur nga Z. Simon MORDUE, Shef i Politikës së Jashtme si dhe Znj. Simona Gueorguieva, Këshilltare për Politikën e Jashtme në Kabinetin e Z. Charles MICHEL, Presidentit të Këshillit Evropian.
Në takim është diskutuar për progresin që është bërë së fundmi nga Institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti për reformat që po bëhen në fushën e qeverisjes lokale. Po ashtu, është biseduar për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ministri Krasniqi falënderoj Z. Mordue dhe Znj. Gueorguieva për mbështetjen e aspiratave Evropiane të popullit të Kosovës si dhe përkrahjen e Institucioneve të Kosovës ndër vite.