Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi ka pritur në takim shefen e misionit të IOM-it në Republikën e Kosovës, znj. Anna Rostocka për të diskutuar lidhur me kohezionin social, përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të grupeve të margjinalizuara dhe projektet në të ardhmen të cilat mund të sjellin përfitime për komunitetin.
Ministri Krasniqi duke falenderuar znj. Rostocka për bashkëpunim shtoi se prioritetet dhe programet e MAPL-së në vazhdimësi në kuadër të aktiviteteve dhe projekteve të ministrisë janë të përfshira komponenta e barazisë në mes të komuniteteve dhe fuqizimit të grupeve të margjinalizuara.
Në fund të takimit Ministri Krasniqi dhe znj. Rostocka u dakorduan se bashkëpunimi ndërmjet MAPL-së dhe IOM do të vazhdoj me qëllim që të kemi aktivitete dhe programe të cilat krijojnë kushte më të mira të jetesës për grupet e margjinalizuara.