Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri i MAPL-së priti në takim ambasadorin amerikan z. Philip Kosnett

Prishtinë, 20 prill 2021

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasnqi priti në takim ambasadorin e Ambasadës Amerikane në Kosovë z. Philip Kosnett dhe zyrtarë të tjerë nga kjo ambasadë. Z. Krasniqi i uroj mirëseardhje dhe falendërojë ambasadorin, qeverinë dhe popullin amerikan për mbështetjen që kanë ofruar dhe janë duke ofruar për avancimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

 Ambasadori z. Kosnett uroj ministrin për detyrën dhe i uroj suksese në zbatimin e prioriteteve të kësaj ministrie dhe ofrojë mbështetjen e qeverisë dhe ambasadës amerikane për avancimin e politikave dhe kapaciteteve të pushtetit lokal. Ai theksojë se Kosova ka një të ardhme të ndritur, ku respektohet toleranca dhe diversititeti etnik, social e kulturor që janë vlera edhe për vet shtetin amerikan.

Ministri Krasniqi e informojë ambasadorin z. Kosnett dhe kërkojë nga ai mbështetje për zbatimin e prioriteteve të MAPL-së që kanë të bëjnë më reformën e kornizës ligjore për pushtetin lokal, koordinimin e nivelit qendror me atë lokal, identifikimin dhe adresimin e problemeve që pandemia COVID – 19 ka shkaktuar në nivelin komunal dhe hapat e ministrisë për të siguruar zhvillim të qendrueshëm afatgjatë për komunat e Republikës së Kosovës.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors