Prishtinë, 29 Qershor 2021
Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasnqi priti në takim z. Tankut Soykan, Zëvendës Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës dhe Zyrtaren e Projektit ROMACTED, znj. Sakibe Jashari.
Takimi kishte theks njoftues për fazën e dytë të projektit ROMACTED II si dhe vazhdimin e koordinimit të aktiviteteve të deritanishme mes MAPL dhe Këshillit të Evropës.
Të dy palët kanë biseduar për projekte të reja bashkëpunimi sidomos në angazhimin dhe ngritjen e vetëdijësimit të autoriteteve lokale në krijimin e politikave dhe veprimeve të qëndrueshme me theks të veçantë në fuqizimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian. Z. Krasniqi dhe z. Soykan u pajtuan që duhet të punohet më shumë në nivel lokal për gjithëpërfshirje si dhe në ofrimin e shërbimeve në nivel lokal ndaj komuniteteve të cënueshme.