Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri i MAPL-së priti në takim  znj. Afërdita Mekuli, Drejtoresha e projektit nga DAI, për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse

Prishtinë, 18 Gusht 2021

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasnqi priti në takim znj. Afërdita Mekuli si dhe zyrtarët e tjerë të këtij programi.

Takimi kishte theks njoftues lidhur me ecurinë  dhe arritjet e programit USAID TEAM si dhe komponentëve tjera me rëndësi me theks të veçantë në rritjen e transparencës dhe llogaridhëniës në nivel lokal si dhe  efikasitetin e zyrtarëve komunal.

Të dy palët kanë biseduar për projekte të reja bashkëpunimi si dhe mundësitë e zhvillimit të qëndrueshëm të projektit  me qëllim të përmirësimit dhe luftimit të korrupsionit në nivel lokal.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors