Sot, Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi mirëpriti Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Thomas Kolly, i shoqëruar nga Zëvendësambasadorja, znj. Pauline Menthonnex Gacaferri, Drejtoresha e Zyrës Zvicerane për Zhvillim, znj. Katharina Stocker dhe Gil Bösch, Atashe.
Duke e uruar për detyrën e re ministrin Krasniqi, ambasadori z. Kolly shprehu vullnetin për të zhvilluar partneritetin me institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe përkrahjen e komunave të Kosovës.
Gjatë takimit ministri Krasniqi dhe Ambasadori Kolly, u dakorduan që bashkëpunimi në mes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ambasadës së Zvicrës në Kosovë është shumë i rëndësishëm, dhe se përkrahja për komunat do të kontribuojë në cilësinë e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Në fund të takimit ministri Krasniqi falënderoi ambasadorin Kolly, përkatësisht Ambasadën e Zvicrës në Kosovë për rolin dhe kontributin e tyre në përkrahjen e komunave të Kosovës.
Nga ana tjetër ambasadori Kolly shprehu mbështetjen dhe përkushtimin e plotë për bashkëpunim në mes Ambasadës Zvicerane dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.