Prishtinë, 27 maj 2022
Ministri i MAPL-së z. Elbert Krasniqi në intervistën e tij për korrespodentin ndërkombëtar, Miho Dobrašin nga agjencia kroate e lajmeve HINA, ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në programet e bashkëpunimit ndërkufitar dhe rajonal.
Gjithashtu, Ministri z. Krasniqi ka theksuar se Republika e Kosovës ka dhënë shembull të mirë në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar përmes programeve të përbashkëta me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë Veriore.
Në fund, Ministri z. Krasniqi ka nënvizuar se MAPL është e përkushtuar që të bëhet pjesë e barabartë e secilës iniciativë në mënyrë që të përfitojnë Komunat dhe qytetarët.