26 prill 2021, Prishtinë
Sot, Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushteit Lokal , z. Elbert Krasniqi priti në takim Ambasadoren e Suedisë në Kosovë, znj. Karin Hernmarck dhe Znj. Nasrin Pourghazian, Zëvendës Shefi i Misionit / Shefi i Bashkëpunimit për Zhvillim.
Ministri Krasniqi duke ju shprehur mireseardhje ambasadores së Suedisë në Kosovë, znj. Hernmarck e informojë për zbatimin e prioriteteve të MAPL-së që kanë të bëjnë më reformën e kornizës ligjore për pushtetin lokal, koordinimin e nivelit qendror me atë lokal, identifikimin dhe adresimin e problemeve që pandemia COVID – 19 ka shkaktuar në nivelin komunal dhe hapat e ministrisë për të siguruar zhvillim të qendrueshëm afatgjatë për komunat e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu ambasadorja znj. Karin Hernmarck e uroi ministrin për detyrën e re dhe suksese në zbatimin e prioriteteve të kësaj ministrie duke ofruar mbështetjen e qeverisë dhe ambasadës suedeze në avancimin e politikave dhe kapaciteteve të pushtetit lokal.
Ambasadorja znj. Hernmarck vlerësoi veçanërisht qëllimin e ministrit Krasniqi për të forcuar integrimin e barazisë gjinore brenda qeverisjes lokale.