19 prill 2021, Prishtinë
Sot, ministri i Ministri së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi ka pritur në takim Drejtorin e zyrës së UN- Habitat-it në Kosovë, z. Omar Siddique të shoqëruar nga znj. Arijeta Himaduna, zyrtare e programit.
z.Omar Siddique uroi ministrin Krasniqi për detyrën e re, dhe shprehu vullnetin për të zhvilluar bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Gjithashtu ministri Krasniqi falënderoi drejtorin Siddique, për vizitën dhe njoftoi me planet dhe projektet e MAPL-së, me ç’rast u dakorduan që MAPL dhe UN-HABITAT-i të vazhdojnë me bashkëpunim në mbështetje të të gjitha komunave të Republikës së Kosovës.