Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, i shoqëruar nga zv. Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së, z. Trim Berisha dhe Këshilltari i Lartë Politik z. Fidan Kalaja, sot vizitoi Komunën e Lipjanit, me ç’rast u takua me kryetarin e Komunës së Lipjanit njëherësh Kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, z. Imri Ahmeti.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me situatën pandemike COVID-19 në komuna, organizimin e Konferencës me Donatorët dhe Investitorë për rimëkëmbjen ekonomike të komunave si dhe për Grantin e katërt për komuna.
Në fund të takimit ministri z. Krasniqi u shpreh se bashkëpunimi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal me komunën e Lipjanit si dhe të gjitha komunat e Republikës së Kosovës do të thellohet edhe më shumë.
Kjo është vizita e parë e ministrit në vazhdën e vizitave tjera që ministri me stafin e tij do të ketë nëpër komuna të Kosovës.